Flamur Noka padit 3 gazetarë: Më kanë komentuar pantallonat duke më dëmtuar të ardhmen si politikan, jam personaliteti më i madh i PD-së pas Doktorit

Krim & Korrupsion

Publikuar: 19/11/2026

Flamur Noka padit 3 gazetarë: Më kanë komentuar pantallonat duke më dëmtuar të ardhmen si politikan, jam personaliteti më i madh i PD-së pas Doktorit

Flamur Noka, presonazhi legjendar (shejtanbudalla) i rubrikës ‘Antena brenda familjes’ në Gazetën Tema, ka paditur për shpifje gazetarët Carlo Bollino, Mero Baze dhe Adriatik Doçi. Përpos të tjerave, Noka pretendon se paditësit i kanë komentuar atij pantallonat e markës ‘Jeans’, duke i prishur imazhin si një profesionist dhe personalitet i lartë siç e quan Muli veten, ndonëse rrallëkush e njeh si profesionist të ndonjë fushe (iu desh rreth një dekadë për t’u diplomuar në mjekësi), ndërsa si politikan njihet gjërësisht si personazh i përditshëm i ‘Antenës’ me sagën e bëmave të tij. (Dash Sula ka deklaruar se e njeh edhe punëtor skelash për aktivitetet e PD-së).

Nga ana tjetër, të veshësh pantallona xhins (Jeans) dhe të konstatosh një markë të tillë nuk përbën ndonjë element denigrimi, përçmimi apo fyerje, përkundrazi të japin një pamje moderne dhe sportive, sidomos kur prerja është e lirshme dhe kur kombinohet me atelete. Pantallonat xhins (Jeans) u shpikën zyrtarisht në vitin 1873 nga rrobaqepësi Jacob Davis dhe biznesmeni Levi Strauss. Ato lindën si veshje pune jashtëzakonisht e fortë për minatorët dhe punëtorët në SHBA, përpara se të shndërroheshin në veshjen më popullore në botë. Pantallonat nuk kanë asnjë lidhje me kujtimet e Dash Sulës, i cili ka pohuar se Nokën e mbante mend pasi merrej me ndërtimin e skenave të koncerteve të PD-së.

Në padinë e referuar në gjykatë në 10 tetor 2025 për disa shkrime të pretenduara me përmbajtje shpifëse të datës 12 janar 2024, Noka e përshkruan veten si personalitetin më të madh të Partisë Demokratike, rrjedhimisht të opozitës, pas Sali Berishës. Në padi, Noka e thekson se ai vjen pas Berishës në PD, duke reflektuar ndoshta edhe ambicien e tij për të marrë një ditë drejtimin e PD-së. Në këtë kuadër, Noka thotë se shpifjet e pretenduara, përfshirë edhe komentet për pantallonat e tij, i ka dëmtuar atij ardhmen politike, ndonëse koha dhe statusi aktual i Nokës e rrëzojnë një pretendim të tillë.

Ndërkaq, shkrimi për të cilin Noka akuzon gazetarin Adriatik Doçi për shpifje, u referohet disa fakteve dhe provave, të cilat ngrenë dyshime për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Postimi i referohet edhe akuzave të Gazmend Bardhit, i cili e ka akuzuar Mulin edhe për fshehjen e një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Në shkrim nuk përmendet roli i Nokës në zgjatjen e koncensionit të pasaportave dhe as ndarja për familjarët e tij të apartamenteve në Sarandë për të pastrehët kur deputeti i PD-së ishte pjesë e Entit Kombëtar të Banesave.

Postimi i plotë i gazetarit Adriatik Doçi në janar 2024

Kokë e ‘zgjuar’ Mul Noka. Shet një apartament 83 m2, kati 8 në ish Bllok, me vlerë 180 mijë euro. Blen një apartament, në një zonë më të shtrenjtë, te diga e Liqenit, pallati i famshëm i kuq, 190 m2, për 151 mijë euro.

Pra ka blerë me 800 euro m2 në zonën më të shtrenjtë të Tiranës, kati II, ndërsa ka shitur me 2.1 mijë euro m2, në një zonë më të lirë, kati 8. (Shtëpia e Mulit te Liqeni, bashkë me garazhin, kushton rreth 1 milionë euro).

Nuk kam prova nëse paratë janë produkt i ndonjë afere korruptive të Mulit apo janë para të pista që Mulit mund t’ia ketë dhënë Shkëlzeni për punët në oborrin e Familjes nongrata.

Por, këto fakte të thjeshta krijojnë dyshime të arsyeshme për një skemë pastrimi parash, vepër për të cilën parashikohet deri në 15 vite burg.

Gazmend Bardhi e ka akuzuar Mulin edhe për fshehjen e një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. BKH-ja mjafton të shkojë të pyesë rojet si dhe të verifikojë pagesat e energjisë elektrike, për mobilimin, ujin etj. Muli ka blerë edhe një makinë 40 mijë euro, edhe pse ka përfituar një kredi shtetërore si i pastrehë.

Nëse zgjedhjet e 9 Majit do të ishin këtë të dielë, cilin do të votonit për Bashkinë e Tiranës

Sondazhi është joaktiv.