• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në arrati për sulmin terrorist në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend!

by A. Q
19/11/2026 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Milan Radoiçiç, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, në veri të Kosovës, iu ndalua hyrja në Bosnje dhe Hercegovinë, pasi u shpall kërcënim për sigurinë kombëtare, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë burime të sigurisë.

Sipas tyre, vendimi u mor më 13 nëntor – katër ditë para se Gjykata e Lartë në Beograd të urdhëronte paraburgimin e tij dhe ta shpallte në kërkim, pasi nuk u paraqit në polici më 15 nëntor.

Paraqitja e detyrueshme në polici ishte një nga masat e mbikëqyrjes të vendosura ndaj tij, në kuadër të procedurës që po zhvillohet për rastin e Banjskës. Institucionet përgjegjëse të Bosnje dhe Hercegovinës nuk dhanë hollësi për vendimin dhe as arsyet përse Radoiçiq cilësohet kërcënim për sigurinë kombëtare.

Ndalimi nënkupton se, nëse Radoiçiç tenton të hyjë në Bosnje dhe Hercegovinë, atij do t’i refuzohet hyrja ose do të ndalohet në pikën kufitare apo në ndonjë vend tjetër të hyrjes në këtë shtet.

Vendimi vjen në kohën kur vendndodhja e Radoiçiçit mbetet e panjohur, pasi ai nuk ishte i qasshëm për organet e drejtësisë në Serbi, gjatë ditëve të fundit. Më herët, atij i është konfiskuar pasaporta dhe i është ndaluar të largohej nga vendbanimi pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Ai ka pasur, gjithashtu, ndalesë për të udhëtuar në Kosovë. Zhdukja e tij ndodhi pas humbjes së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në zgjedhjet e mbajtura në fund të tetorit në Serbi.

Disa ditë para se të shpallej në kërkim, qarkulluan informacione të pakonfirmuara se Radoiçiq ishte larguar nga Serbia drejt Rusisë. Por, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit (BIA) dhe Ambasada ruse në Beograd nuk i konfirmuan këto pretendime.

Radoiçiç e ka marrë përgjegjësinë për organizimin e grupit të armatosur që ka kryer sulmin në Banjskë, në veri të Kosovës, më 24 shtator 2023. Një polic i Kosovës është vrarë në sulm, ndërsa në përleshjet e armatosura që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Në Serbi, Radoiçiç është nën hetime për disa vepra penale që lidhen me sigurimin e armëve dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.

Megjithatë, edhe pas tre vjetësh, ndaj tij nuk është ngritur aktakuzë. Autoritetet e Kosovës kanë ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për sulmin në Banjskë, përfshirë Radoiçiqin, i cili po gjykohet në mungesë.

Kosova ka lëshuar gjithashtu fletarrestim ndërkombëtar për të, përmes Misionit të Kombeve të Bashkuara – UNMIK. Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë vendosur më herët sanksione ndaj tij, për përfshirje të dyshuar në krim të organizuar dhe korrupsion.

Vendimi për t’ia ndaluar hyrjen në Bosnje dhe Hercegovinë është marrë vetëm disa ditë pasi nga ky vend është larguar Zvonko Vesellinoviq, bashkëpunëtor shumëvjeçar i Radoiçiçit në biznes.

Burime të sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë kanë konfirmuar më herët për Radion Evropa e Lirë se Vesellinoviç është larguar më 11 nëntor nga Sarajeva drejt Turqisë, duke përdorur pasaportën serbe. /REL/

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në arrati për sulmin terrorist në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend!

Në arrati për sulmin terrorist në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend!

November 19, 2026
“Të gjithë duan të bëhen moderatore”- Rike Roçi thumbon vajzat që vijnë nga “reality show”: Në Shqipëri s’të marrin seriozisht nëse…

“Të gjithë duan të bëhen moderatore”- Rike Roçi thumbon vajzat që vijnë nga “reality show”: Në Shqipëri s’të marrin seriozisht nëse…

November 19, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Shqiptarët e zemëruar/ Kemi qenë më mirë kur kemi qenë më keq?

November 19, 2026
Figura të larta të FIFA-s i kërkojnë Infantinos ta heqë ose ta depolitizojë çmimin e paqes

Dy konkurrentë i rrezikojnë ‘fronin’! Diallo dhe Tashima kundër Infantinos, zyrtarizohen tre kandidaturat për kreun e FIFA-s

November 19, 2026
“Dy ditë afat të përgjigjeni!”- KEK-u i Kosovës nën presionin e kërkesave të punëtorëve, paralajmërohen protesta

“Dy ditë afat të përgjigjeni!”- KEK-u i Kosovës nën presionin e kërkesave të punëtorëve, paralajmërohen protesta

November 19, 2026
“Suksesi nuk matet vetëm me miliarda euro”- Buxheti 2027, Demo: Rritje pagash me 27% për 8 mijë punonjës të Policisë së Shtetit!

“Suksesi nuk matet vetëm me miliarda euro”- Buxheti 2027, Demo: Rritje pagash me 27% për 8 mijë punonjës të Policisë së Shtetit!

November 19, 2026
Takimi i “Koalicionit të Vullnetmirëve”, Rama mbërrin në Berlin, pritet nga kancelari Merz! Diskutohen çështjet e sigurisë në Evropë (VIDEO)

Takimi i “Koalicionit të Vullnetmirëve”, Rama mbërrin në Berlin, pritet nga kancelari Merz! Diskutohen çështjet e sigurisë në Evropë (VIDEO)

November 19, 2026
Rama ndan pamjet: Stacioni hekurudhor i Vorës drejt përfundimit! Hekurudha Durrës-Tiranë dhe lidhja me Rinasin pranë vijës së finishit

Rama ndan pamjet: Stacioni hekurudhor i Vorës drejt përfundimit! Hekurudha Durrës-Tiranë dhe lidhja me Rinasin pranë vijës së finishit

November 19, 2026
“PD ka shkatërruar strukturat”- Dashnor Sula: Kështu si është katandisur opozita, Rama do t’i fitojë prapë zgjedhjet!

“PD ka shkatërruar strukturat”- Dashnor Sula: Kështu si është katandisur opozita, Rama do t’i fitojë prapë zgjedhjet!

November 19, 2026
Moti i keq/ Shembet masivi shkëmbor në Bulqizë, bllokohet rruga Qafë e Buallit–Krastë!

Moti i keq/ Shembet masivi shkëmbor në Bulqizë, bllokohet rruga Qafë e Buallit–Krastë!

November 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In