Studiuesi Admir Malaj është shprehur në mbështetje të dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ka ardhur koha që qytetarët të mos kërkojnë më dialog, por të veprojnë për ndryshimin politik që kërkojnë.

I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, me gazetaren Ola Bruko, Malaj foli për protestat dhe qëndrimet e ndryshme mbi mënyrën se si duhet të zhvillohen ato. Ai nënvizoi se pritshmëritë për një Shqipëri më të mirë nuk duhet të mbeten vetëm në nivelin e deklaratave, por duhet të shoqërohen me veprime konkrete.

Duke iu referuar qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për protestat paqësore, Malaj tha se ka ardhur momenti që qytetarët të mos presin më dialog, por të marrin përgjegjësi për atë që kërkojnë.

“Kam qenë dhe që zoti kryeministër i mbështeste protestat e shqiptarëve për të pasur një Shqipëri të mirë. Gjithë keqkuptimi është se si duhet të protestohet. Kryeministri mendon se duhet të protestohet në mënyrë paqësore, disa mendojnë ndryshe. Ka ardhur koha që mos të kërkojmë më dialog, por të japim dhe bëjmë ato veprime që të gjithë presim. Këto janë mesazhet që kushdo që ka përgjegjësi ndaj faktit që e quan veten shqiptar. Koha e fjalëve ka mbaruar. Tani flasin veprat. Të bëjmë një Shqipëri të denjë, që kur ta themi, ta themi me gojën plot.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb