Pas përplasjes që përfshin Wanda Nara-n, Mauro Icardi-n dhe partnerët e tyre të rinj, kanë dalë zëra të rinj, të cilët i shtojnë benzinë zjarrit në atë që është shndërruar në telenovelën argjentinase më të ndjekur të të gjitha kohërave.
Thashethemi kryesor ka të bëjë me një lidhje të supozuar të kaluar mes China Suarez-it dhe njërit prej ish-shokëve të skuadrës së Icardi-t te PSG-ja, Leandro Paredes-it.
Aktorja argjentinase e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke e quajtur të pabazë: “Mjaft e lidhët emrin tim me njerëz që as nuk i njoh. Në këtë pikë, duhet t’ju vijë turp nga vetja. Gjeni dikë tjetër për t’u marrë me të”.
“Nuk do t’ju kërkoj të mos flisni më për ne – e kuptoj që keni fatura për të paguar – por duhet të jetë mjaft ironike të na urreni kaq shumë, kur rrogat tuaja varen pikërisht nga ekzistenca jonë.
“Ju e konsideroni veten si gjykatës të së vërtetës, por në realitet, nuk jeni asgjë më shumë sesa thjesht shpërndarës të rëndomtë thashethemesh. Ju sugjeroj të mos merreni kaq shumë me jetën tonë; keni mjaftueshëm problemet tuaja për t’u marrë,” deklaroi Mauro Icardi në profilin e tij në Instagram.







