Shtyhet seanca për shqyrtimin e ligjit për “Specialen”, vendimi erdhi pas konsultimeve të krerëve të grupeve parlamentare
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Ardian Gola bëri me dije se pas konsultimeve me krerët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit politikë u vendos të shtyhej shqyrtimi u ligjit për Dhomat e Specializuar me seli në Hagë.
Më herët, pas një takimi të zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, kryetarja në detyrë e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku deklaroi se mes palëve ka dallime vetëm në aspektin procedural, duke shtuar se diskutimet do të vazhdojnë.
“Isha në takim me kryetarin Hamza, me kryetarin e lëvizjes vetëvendosje, nuk kemi asnjë dallim në përmbajtje dallimet i kemi ende vetëm në procedurë, diskutimet vazhdojnë.”
Me kërkesë të PDK-së, muajin e kaluar presidentja Justina Shiroka Pula ktheu për rishyrtim në Kuvend ligjin që parashikon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale, pasi partia nismëtare kërkon të votohet pa ndryshime ligji i miratuar më 6 tetor dhe më pas palët politike të kenë mundësi për ta amenduar.
Ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë është kritikuar nga Brukseli pasi sipas tij mund të ndikojnë në detyrimet ndërkombëtare të Kosovë dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit. Ndërsa Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë ka ngritur pikëpyetje mbi kushtetutshmërinë e ndryshimeve të miratuara.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



