E enjte, 19 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

I kërkuar nga Italia për 5 vite burg, arrestohet 45-vjeçari në Shkodër (EMRI)

Një 45-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi kërkohej nga autoritetet italiane për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit me burg.

Në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Interpolin dhe autoritetet italiane, është vënë në pranga Aldo Doçaj.

45 vjecari u lokalizua dhe u ndalua nga efektivët e Drejtorisë Operacionale të Posaçme në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës.

Sipas të dhënave, Doçaj rezulton i dënuar nga drejtësia italiane dhe ka ende për të vuajtur 5 vite burg.

Reklamë

Për këtë arsye, ndaj tij ishte lëshuar kërkesë për kapjen dhe ekstradimin drejt Italisë. Pas arrestimit, 45-vjeçari do t’i nënshtrohet procedurave ligjore përkatëse, ndërsa pritet që autoritetet shqiptare të vijojnë me procesin e ekstradimit drejt shtetit italian.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.