35 vite burg e ka shpallur pretencën Prokuroria e Tiranës për Vladimir Kolën, i akuzuar për vrasjen e Briken Sanajt te zona e Kodrës së Diellit në Tiranë 4 vite më parë. I ekstraduar nga Gjermania në shkurt të vitit 2025 pas arratisjes, Prokuroria e akuzon Vladimir Kolën për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje armësh. Po ashtu organi i akuzës kërkon dënimin me nga 3 dhe 2 vite burg për shtetasit Gjelosh Krasniqi dhe Kened Antoni për moskallëzim krimi.