Rama ndan pamje nga stacioni hekurudhor i Vorës: Hekurudha Durrës-Tiranë po i afrohet vijës së finishit

19 Nëntor 2026 | 16:36

Kryeministri, Edi Rama ketë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga punimet në stacionin e ri hekurudhor të Vorës. Rama bashkëngjitur me fotot shkruan se gjithashtu edhe hekurudha Durrës-Tiranë me lidhjen e re drejt Aeroportit të Rinasit, po i afrohet fazës përfundimtare.

 “Ja edhe stacioni hekurudhor i Vorës, teksa edhe Hekurudha Durrës–Tiranë, me lidhjen e re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, po i afrohet më në fund vijës së finishit”, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministeriali në Varshavë, ministri Karakaçi: Mundësi shumë e mirë për Shqipërinë, nënshkruam 2 marrëveshje

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka marrë pjesë në Ministerialin e Partneritetit Transatlantik për Bashkëpunimin Energjetik në Varshavë. Përmes një postimi në “Facebook”,...
16:21 | 19/11/2026

Punimet në Nyjen e Laknasit, kufizime të qarkullimit në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ja segmenti dhe oraret

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se duke filluar nga mbrëmja e kësaj të enjte do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve në...
16:12 | 19/11/2026

Braktisi makinën me 12 kg kanabis në aksin Tiranë-Elbasan, arratiset i riu! Pranga 22-vjeçarit që e shoqëronte

Një rast i trafikimit të drogës është goditur në kryeqytet. Policia bën me dije se në pranga është vënë 22-vjeçari, Flavio Ismalaj ndërsa është shpallur...
15:18 | 19/11/2026