“Lidhja me aeroportin e Rinasit pranë finishit”/ Rama ndan pamjet nga stacioni i ri i Vorës në Hekurudhën Durrës-Tiranë  

19/11/2026 14:30

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga stacioni i ri i Vorës në Hekurudhën Durrës-Tiranë.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri publikoi foto nga stacioni i Vorës si dhe shtoi se lidhja e hekurudhës me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit është drejt finishit.

Postimi i plotë i Ramës:

Ja edhe stacioni hekurudhor i Vorës, teksa edhe Hekurudha Durrës–Tiranë, me lidhjen e re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, po i afrohet më në fund vijës së finishit.

 

Top Channel