Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare po merr vlerësime të shumta nga ish-futbollistë dhe specialistë të njohur. Sëfudmi këtë e ka bërë edhe legjenda e Gjermanisë Bastian Schweinsteiger në një intervistë të dhënë për televizionin ARD.
“Është një ëndërr të kesh në skuadër futbollistë si Wirtz, Scherhant apo Gruda. Ata janë lojtarë që bëjnë diferencën. Ky i fundit është i nivelit botëror,”- u shpreh Schweinsteiger.
Gruda ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij në fanellën e Gjermanisë, duke shënuar dhe dhënë asistime në ndeshjet e para me përfaqësuesen në Ligën e Kombeve. Futbollisti me origjinë shqiptare konsiderohet një prej talenteve interesantë të futbollit gjerman.
Pavarësisht rrënjëve shqiptare, 22-vjeçari ka zgjedhur të përfaqësojë Gjermaninë në arenën ndërkombëtare.







Komente
Komento