Lushtaku kritikon Qeverinë Kurti: Buxheti rritet, por qytetarët po varfërohen

Partia Demokratike e Kosovës ka shprehur rezerva të forta ndaj Projektbuxhetit për vitin 2027, duke vënë në dyshim nëse rritja e parashikuar do të sjellë përmirësim real në jetën e qytetarëve.

Gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, u shpreh se megjithëse buxheti po rritet në shifra absolute, qytetarët po ndjejnë çdo ditë e më shumë pasojat e varfërimit.

Të lidhura

None found

Ai vuri në dukje se rritja prej 7.5 për qind që ka prezantuar Qeveria, në raport me buxhetin e rishikuar të vitit 2026, në të vërtetë përkthehet në vetëm 4.86 për qind.

Duke marrë parasysh inflacionin e parashikuar prej 4 për qind, Lushtaku theksoi se zgjerimi real i shpenzimeve arrin në më pak se 1 për qind — konkretisht 0.83 për qind.

Ai konfirmoi se PDK-ja synon të jetë aktive në procesin e përmirësimit të këtij Projektbuxheti gjatë periudhës mes dy leximeve, duke paralajmëruar propozime konkrete për sektorë kyç si investimet kapitale, komunat, shëndetësia dhe prodhimi vendor.

Lushtaku: Buxheti po rritet, por qytetarët po varfërohen

“Buxheti po rritet, por qytetarët po varfërohen. Të nderuar deputetë, Qeveria flet për rritje të buxhetit prej 7.5 për qind, por krahasuar me buxhetin e rishikuar të vitit 2026, rritja është vetëm 4.86 për qind. Me inflacionin e parashikuar prej 4 për qind, rritja reale e shpenzimeve është 0.83 për qind. Ndërkohë, të hyrat nga TVSH-ja planifikohen të rriten për afër 197 milionë euro… Në emër të PDK-së dua të bëj të qartë se ne do të japim kontributin tonë ndërmjet dy leximeve në këtë projektligj. Do të propozojmë amendamente konkrete për investime kapitale, komuna, shëndetësi dhe prodhim vendor. Por problemi i këtij projektbuxheti nuk është vetëm planifikimi i dobët financiar, por është edhe mungesa e rezultateve.”


Shtuar më 19.11.2026 17:28

Quantcast
grandpasgabet resmi girişBursa Escortgrandpasgabet resmi girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiskavbetgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş