PSV-ja ofron 2 milionë euro, por Napoli kërkon 7 për Kevin De Bruyne

PSV-ja ofron 2 milionë euro, por Napoli kërkon 7 për Kevin De Bruyne

17:24, 19/11/2026

PSV Eindhoven ka hyrë në garë për transferimin e Kevin De Bruynes, por oferta e parë e klubit holandez nuk ka bindur drejtuesit e Napolit.

Sipas gazetës italiane “La Gazzetta dello Sport”, PSV ka kontaktuar fillimisht klubin italian për të mësuar nëse Napoli synon të aktivizojë opsionin e vazhdimit të kontratës së mesfushorit belg në qershor.

Më pas, holandezët kanë paraqitur një ofertë prej rreth 2 milionë eurosh për 35-vjeçarin, por Napoli e ka refuzuar këtë shumë, duke kërkuar afërsisht 7 milionë euro për të dhënë dritën jeshile për largimin e tij.

Megjithatë, e ardhmja e De Bruynes nuk varet vetëm nga negociatat mes klubeve, por edhe nga dëshira e vetë futbollistit, i cili mund të preferojë një rikthim më pranë vendlindjes.

Nga ana tjetër, trajneri Massimiliano Allegri nuk dëshiron të humbasë shërbimet e belgut.

Edhe presidenti Aurelio De Laurentiis dhe drejtori sportiv Giovanni Manna e konsiderojnë atë një element të rëndësishëm për skuadrën.

Në këtë situatë, Napoli duhet të marrë parasysh edhe detyrimet financiare ndaj mesfushorit.

De Bruyne ka ende për të përfituar pagat e gjashtë muajve të ardhshëm, në vlerë prej pak më pak se 3 milionë eurosh, si dhe një bonus bruto prej 2.5 milionë eurosh.

Nëse largimi i tij konkretizohet, drejtuesit italianë kanë nisur të shqyrtojnë edhe alternativat për zëvendësimin e tij.

Në radar janë Mamadou Coulibaly dhe Lamine Camara, të dy 22-vjeçarë dhe aktivë në Francë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco