Ojarzabal shkëlqen me Spanjën/ Tre vite radhazi golashënuesi numër 1,s hifrat mbrsëlënëse

Ojarzabal shkëlqen me Spanjën/ Tre vite radhazi golashënuesi numër 1,s hifrat mbrsëlënëse

16:42, 19/11/2026

Mikel Ojarzabal po përjeton një periudhë të jashtëzakonshme me fanellën e kombëtares së Spanjës.

Kapiteni i Real Sociedad ka konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në skuadrën e drejtuar nga Luis de la Fuente, duke e mbyllur vitin 2026 me plot 10 gola të shënuar.

Një statistikë që flet qartë për vazhdimësinë dhe peshën e tij në repartin ofensiv të La Roja-s.

Ojarzabal është shpallur golashënuesi më i mirë i Spanjës për të tretin vit radhazi, një arritje që konfirmon formën e tij të qëndrueshme në arenën ndërkombëtare.

Gjithçka nisi në vitin 2024, kur sulmuesi realizoi 6 gola, mes të cilëve edhe atë vendimtar në finalen e Kampionatit Europian kundër Anglisë, duke ndihmuar Spanjën të fitonte trofeun.

Në vitin 2025, Ojarzabal e përmirësoi bilancin e tij, duke e çuar në 9 numrin e golave me kombëtaren. Ndërsa këtë vit ka shkuar edhe më larg, duke regjistruar plot 10 realizime.

Pra, tre vite radhazi në krye të listës së golashënuesve të Spanjës: 6 gola në 2024, 9 në 2025 dhe 10 në 2026.

Në historinë e kombëtares spanjolle, vetëm David Villa ka regjistruar shifra më të larta në një vit kalendarik.

Legjenda e sulmit realizoi 12 gola në vitin 2008 dhe 11 në vitin 2009.

Një rekord që tregon se Ojarzabal tashmë është pjesë e një grupi shumë të veçantë në historinë e La Roja-s.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco