Një incident i pazakontë ka ndodhur në Bruksel, ku dy aktivistë kanë hedhur një substancë gri, që ngjante me hirin, mbi komisionerin europian për Shëndetësinë, Olivér Várhelyi.
Ngjarja ndodhi teksa zyrtari europian po përgatitej të mbante një fjalim në një samit për luftën kundër kancerit. Dy protestuesit u ngjitën në skenë dhe hodhën mbi të substancën pluhur, duke ndërprerë aktivitetin.
Sipas mediave të huaja, aktivistët i përkasin organizatës franceze “Cancer Colère”, e cila përbëhet nga persona të prekur nga kanceri dhe të mbijetuar të kësaj sëmundjeje.
“Jam paciente me kancer dhe po protestoj kundër ligjit Omnibus”, deklaroi njëra prej aktivisteve.
Ndërsa protestuesja tjetër iu drejtua komisionerit me fjalët: “Këto janë hiri i njerëzve që ju do të vrisni me pesticide”.