Kancelari gjerman Merz: Rezultati i luftës në Ukrainë do të formësojë sigurinë e Evropës për një kohë të gjatë
Kancelari federal i Gjermanisë, Friedrich Merz, deklaroi se e ardhmja e arkitekturës së sigurisë në Evropë është e lidhur drejtpërdrejt me epilogun e konfliktit në Ukrainë. Përmes një reagimi në platformën sociale X, kreu i qeverisë gjermane vuri theksin te rëndësia afatgjatë e këtij konflikti për stabilitetin e kontinentit.
“Rezultati i kësaj lufte do të formësojë sigurinë në Evropë për një kohë të gjatë”, shkroi Merz, duke e shoqëruar mesazhin me pamje nga punimet e tryezës së rrumbullakët të “Koalicionit të të Vullnetshmëve”, të zhvilluar këtë të enjte në Berlin.
Duke iu referuar angazhimit të përbashkët të vendeve pjesëmarrëse, kancelari gjerman rikonfirmoi vendosmërinë e aleatëve për të vijuar përpjekjet diplomatike dhe mbështetjen ndaj Kievit.
“Së bashku me partnerët tanë, ne vazhdojmë mbështetjen tonë për paqen në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse u mblodhëm sot për Koalicionin e të Vullnetshmëve”, përfundoi Merz.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



