Bota

Sulmet ruse në Kiev, dëmtohen ambasadat e Holandës dhe Austrisë! Ministri i Jashtëm ukrainas: Putin është terrorist, duhet trajtuar si i tillë!

Ambasadat e Austrisë dhe Holandës në Kiev janë dëmtuar nga sulmet ruse të kësaj të enjteje ndaj kryeqytetit ukrainas. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, njoftoi se një dron rus ka goditur pranë ambasadës holandeze, ndërsa dëme ka pësuar edhe ajo austriake.

Duke dënuar sulmet, Sybiha iu drejtua edhe presidentit rus Vladimir Putin, i cili ndodhet në Shenzhen të Kinës.

“Në Shenzhen, Putin u paraqit si një lider botëror. Në të vërtetë, ai është një kriminel dhe terrorist i nivelit botëror dhe duhet të trajtohet si i tillë”, deklaroi ministri ukrainas.

Ai bëri të ditur gjithashtu se mbetje të dronëve rusë kishin rënë në territorin e Ministrisë së Jashtme ukrainase.

LEXO EDHE: Vlerësojmë solidaritetin’, Ukraina falënderon Tiranën pas reagimit ndaj kërcënimeve të Rusisë…

“Do t’i shtojmë në koleksionin tonë muzeal. Ndërsa terroristëve rusë, shërbimi ynë diplomatik u dërgon një mesazh të thjeshtë dhe aspak diplomatik: Shkoni pas anijes luftarake ruse, maskarenj! Nuk do të arrini kurrë ta frikësoni diplomacinë ukrainase”, shkroi Sybiha në rrjetin X.

Ai shprehu solidaritet me diplomatët austriakë dhe kërkoi një përgjigje të fortë ndërkombëtare ndaj sulmeve ruse.

LEXO EDHE: Kushner takohet me kancelarin Merz në Berlin: Po përgatitemi për raundin e ardhshëm të negociatave!

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.