Nga Elton Qyno Syri.net
Në vendimin e shpalljes së moskopetencës për dosjen e vjedhjes të gati 3 miliard e 600 milion lekë nga posta e Durrësit, jepen detaje konkrete se si Fetah Mataj, burri i ish-drejtoreshës së Postës, Elisabeta Mataj ishte i përfshirë jo vetëm në vjedhjen e parave por dhe gjobitjes në çdo muaj të punonjësve që shërbenin në filialet postare.
Përmes presionit se gruaja e tij, Drejtoreshë Poste, do i transferonte larg vendit të banimit por dhe mesazheve të vazhdueshme për shkarkim nga puna, Fetah Mataj, rezulton ti kishte vendosur çdo pike postare në qarkun e Durrësit një gjobë mujore prej 1 milion lekë në muaj.
Siç del edhe në dosjen e siguruar nga gazetari Elton Qyno, këto para që varionin nga 1 deri në 1.5 milion lekë të vjetra, mblidheshin nga punonjëset e çdo filiali poste dhe i dorëzoheshin çdo datë 5 të çdo muaji, Fetah Mataj.
Për këtë veprimtari kriminale gjobitjeje ishte në dijeni dhe vetë Drejtoresha e Postës, Elisabeta Mataj, e cila në disa raste ka orientuar punonjëset që do dorëzonin çdo muaj sasinë e lekëve prej 1 milion, tek Fetahu ose në të kundërt do transferoheshin apo do shkarkoheshin.
Të ndodhur në këto kushte shumë filiale postare në Durrës, Krujë, Fushë-Krujë, Shijak dhe zonat rurale të këtij qarku, çdo muaj mblidhnin 1 milion lekë të vjetra dhe ja dorëzonin çdo datë 5 të muajit, Fetah Metaj.
Por një mesazh në aplikacionin “Whats App” i gjetur nga prokuroria e Durrësit në aparatin e sekuestruar punonjëses së postës Valbona Duni, solli zbulimin e kësaj skeme, dhe paralelisht me akuzën e “Vjedhjes duke Shpërdoruar detyrën” u hap dhe një hetim tjetër penal kundër Fetah Mataj, ndaj të cilit u lëshua masa e “Arrestit në burg” për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marjen e pasurisë”.
Mesazhi tashmë ndodhet në dosjen e SPAK e cila mbëriti në këtë prokurori nga prokuroria e Durrësit. Sipas asaj që relatohet në dosje, mesazhi është dërguar në 8 Korrik 2026 nga një punonjëse filiali poste me emrin Afërdita tek zyrtarja e postës qëndrore në Durrës, Valbona Duni, që mbante detyrën e shefes së Financës
Afërdita i shkruan Valbona Dunit duke i thënë se: “…Erdhi ai, i mori ato…”. Ndërsa shefja e financës Valbona Duni ia kthen përgjigjen përmes një teksti: “…Mos i hëngërt, ishalla...!”.
Duke krijuar bindjen se rrjedha e mesazheve tregonte për një skemë gjobëvënie nga persona të jashtëm të administratës së postës, prokurori Gazmend Frëngu, ka ftuar në prokurori duke pyetur si deklaruese punonjësen e bankës, shtetasen Afërdita.
Gjatë deklarimit të saj në cilësinë e dëshmitares, Afërdita, i tregoi prokurorit Frëngu se në datë 7 korrik 2026 më ka ardhur një shtetase për të cilën më thanë që ishte postiere e Filialit qendër të Postës Durrës.
“…kjo shtetase ka ardhur dhe më ka kërkuar lekë, të cilat ishin të gjobës që na ka vendosur Fetah Mataj, bashkëshorti i Elisabeta Mataj. Ky shtetas, pasi i është emëruar bashkëshortja si Drejtoreshë ka kërkuar nga të gjitha zyrat e Postës Shqiptare një shumë monetare në formën e gjobës financiare…”-ka treguar Afërdita.
Më tej ajo ka treguar në dëshminë e saj, se kjo gjobëvënie është kryer me të gjitha arkëtaret që merren me shpërndarjen e pensioneve në qarkut e Durrësit.
“…që nga emërimi i shtetases Elisabeta Mataj kemi qenë në një presion të vazhdueshëm për dhënien e shumave monetare në formën e gjobës…këtë gjë e kemi bërë pasi jemi vënë të gjitha nën presion për transferim nga vendi i punës deri tek shkarkimi…”-ka treguar arkëtarja Afërdita.
Hetimi ka provuar se një pjesë të konsiderueshme të parave që vidhnin dhe mernin në formën e gjobës, çifti Elisabeta dhe Fetah Mataj, i kanë hargjuar në një nga kazinotë e njohura në qëndër të Tiranës, ku ishin rregjistruar si lojtarë.
Tashmë dosja kundër tyre është referuar në prokurorinë e Posaçme SPAK, ndërsa situata e këtij skandali duket se do rëndohet edhe për deputeten e Partisë Socialiste në Durrës, Etleva Budini.
Deputetja e PS, ka drejtuar postën e Durrësit, për një periudhë për më shumë se 4 vjet dhe sipas dyshimeve të prokurorisë, por edhe auditit financiar të kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Postës në Tiranë, vjedhjet e parave janë kryer qysh nga periudha kur posta e Durrësit drejtohej nga Budini.
Rasti tashmë po hetohet në SPAK si “Vjedhje duke Shpërdoruar detyrën” e kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” dhe për shkak të subjektit të posaçëm që në këtë rast është deputetjae PS në Durrës, Etleva Budini.
Ndërsa nën hetim janë vënë 4 emra nga Durrësi, ish-drejtoresha Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Fetah Mataj. Por pritet që lista personave nën hetim të shtohet gjatë veprimeve hetimore që do kryejë SPAK në ditët në vijim.
Ndërkohë një raport financiar i kryer së fundi, ka treguar se tashmë nuk bëhet fjalë më për vjedhjen e 700 milion lekëve, por shuma e parave që ishte dedikuar për pensionistët e Qarkut të Durrësit, shkon në shifrën prej 3 miliard e 600 milion lekë të vjedhura.
Përveç parave të pensioneve dhe të ndihmës sociale, punonjësit e kësaj poste dyshohen se kanë përvetësuar edhe detyrime të tjera, si tarifat që paguhen nga qytetarët për Kadastrën, tarifat arsimore, detyrimet doganore apo taksa të tjera.
© SYRI.net
Autori afrohet dhe qëllon 3 herë me armë, ja momenti i ekzekutimit të Luka Beqirajt në Spanjë
SYRI TV/ Vjedhja e pensioneve nga Posta e Durrësit, SPAK regjistron procedimin penal, nën hetim deputetja e PS
Shembje në rrugën Qafë Bualli-Krastë/ 22 mln euro për aksin që ende s'ka përfunduar, Martaneshi drejt shpopullimit