Fundoset barka në ujërat e Senegalit, zhduken dhjetëra emigrantë që ishin nisur drejt Evropës
Të paktën pesë persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u zhdukën pasi një barkë me emigrantë me destinacion Evropian u fundos në ujërat e Senegalit.
Një i mbijetuar iu tha autoriteteve senegaleze që në bord të mjetit kishin qenë rreth 100 persona, përfshi pesë gra.
Ndërsa po vijon operacioni i kërkim shpëtimit mediat e huaja raportuan se në barkën e dëmtuar rëndë që u nxor në breg nga dallgët në jug të kryeqytetit Dakar u gjetën edhe sende personale të emigrantëve, si dokumente identifikimi apo edhe telefona celularë.
Mijëra persona nga Afrika perëndimore kanë humbur jetën ose janë zhdukur në përpjekje për t’u larguar nga konflikti, sundimi autoritar apo varfëria në vendet e tyre me synim vendosjen në Europë.
Agjencia e OKB-së për refugjatët, IOM, raportoi se përgjatë këtij viti janë regjistruar rreth 454 humbje jetësh dhe zhdukjesh pranë bregun afrikano perëndimor.
Rreth 8200 emigrantë nisur nga ajo pjesë e Afrikës mbërritën në ishujt Kanarie në 12 ditët e para të nëntorit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



