Juristi Kreshnik Spahiu ka reaguar pas shitjes së Fibank, duke e lidhur këtë zhvillim me debatet dhe protestat kundër projektit të investimit në Zvërnec, të lidhur me familjen e presidentit amerikan Donald Trump.
Në një reagim në rrjetet sociale, Spahiu ironizon atë që e konsideron si standard të dyfishtë ndaj investitorëve të huaj, duke vënë në kontrast reagimet ndaj një investimi të mundshëm amerikan me praninë e kapitalit grek dhe serb në Shqipëri.
“Imagjinoni të kishte hyrë ndonjë bankë amerikane, do të plasnin protesta dhe revolucione me maska. Shyqyr që kur hyjnë grekët dhe serbët nuk proteston askush, se i kemi ‘vëllezër’”, shkruan Spahiu.
Më tej, ai ironizon edhe argumentet e përdorura nga kundërshtarët e projektit në Zvërnec, duke iu referuar shqetësimeve për ndikimin e investimit në mjedis.
“Pastaj thonë, s’kishim gjë me Ivanka Trump, por kishim merak mos ngordhnin zogjtë”, përfundon reagimin e tij.

