Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kreshnik Spahiu ironizon pas shitjes së Fibank: Kur hyjnë grekët dhe serbët, nuk proteston askush

    Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kokainës në Belgjikë, arrestohen 6 persona, mes tyre shqiptarë

    Rama në Berlin: Europa duhet të ketë një grup përfaqësues për komunikimin e mundshëm me Rusinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kokainës në Belgjikë, arrestohen 6 persona, mes tyre shqiptarë
    Aktualitet

    Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kokainës në Belgjikë, arrestohen 6 persona, mes tyre shqiptarë

    November 19, 2026

    Gjashtë persona, mes tyre edhe shtetas shqiptarë, janë arrestuar në Belgjikë në kuadër të një hetimi për një organizatë ndërkombëtare të trafikut të kokainës, e dyshuar për transportimin e lëndës narkotike nga porti i Anversës drejt Mbretërisë së Bashkuar.

    Të arrestuarit janë të moshës 25 deri në 38 vjeç. Gjatë operacionit, të zhvilluar të martën, u kryen gjithsej shtatë kontrolle, katër prej të cilave në Belgjikë, në Grimbergen, Jette dhe Ninove. Hetimi u realizua nga autoritetet belge në bashkëpunim me policinë spanjolle dhe Europol-in.

    Gjatë kontrolleve u sekuestruan 21 pako kokainë, materiale për paketimin e drogës, një makinë për numërimin e parave, një sasi kanabisi e përgatitur për shitje, pajisje për ngritjen e një plantacioni kanabisi, dokumente identiteti të falsifikuara dhe një shumë parash.

    Hetuesit kanë identifikuar gjithashtu 21 raste të transportimit të drogës, gjashtë prej të cilave janë zbuluar nga autoritetet dhe janë shoqëruar me sekuestrime.

    Sipas hetimeve, organizata dyshohet se trafikonte kokainë nga Belgjika drejt Mbretërisë së Bashkuar, aktivitet nga i cili ka përfituar rreth 25 milionë euro.

    Lënda narkotike mbërrinte përmes portit të Anversës dhe më pas mbahej për periudha të shkurtra në apartamente me qira në qytet dhe zonat përreth. Këto ambiente siguroheshin përmes platformave online të rezervimit dhe përdoreshin për ripaketimin e kokainës.

    Më pas, droga vendosej në çanta sportive dhe transportohej me kamionë drejt Mbretërisë së Bashkuar. Hetimet kanë zbuluar edhe një lidhje të rrjetit me Spanjën, ku dyshohet se ndodhen disa prej anëtarëve të organizatës kriminale.

    Belgjikë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kreshnik Spahiu ironizon pas shitjes së Fibank: Kur hyjnë grekët dhe serbët, nuk proteston askush

    November 19, 2026

    Shkatërrohet rrjeti i trafikut të kokainës në Belgjikë, arrestohen 6 persona, mes tyre shqiptarë

    November 19, 2026

    Rama në Berlin: Europa duhet të ketë një grup përfaqësues për komunikimin e mundshëm me Rusinë

    November 19, 2026

    Shtëpia e Bardhë u sekuestron telefonat gazetarëve në Air Force One pas samitit në Kinë

    November 19, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 19 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 18 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Horoskopi 17 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.