Një tjetër operacion antidrogë është finalizuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteve në kryeqytet duke vënë në pranga një 22 vjeçar, ndërsa është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori I tij, në të njëjtën moshë, të dy banues në Paskuqan. Sipas njoftimit zyratar të policisë, efektivët I kanë bërë me shenjë ndalimi automjetit që drejtonte shtetasi me iniciale F. I. i cili nuk është bindur, por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, ka braktisur automjetin në autostradën “Tiranë-Elbasan” dhe është larguar.