Bytyçi: Qëndrimi i Albaresit përbën njohje faktike të Kosovës, Prishtina duhet ta kapë këtë mundësi

Çështja e njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë bërë këtë hap është rikthyer sërish në qendër të diskutimeve diplomatike evropiane. Një deklaratë e ministrit të Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, se Madridi nuk do të bëhet pengesë në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, po interpretohet nga disa analistë si një tregues i qartë i ndryshimit të qëndrimit spanjoll ndaj shtetit të Kosovës.

Ky zhvillim ka hapur debate mbi mundësinë e një afrimi më të madh të vendeve mosnjohëse me Kosovën, si dhe mbi hapat konkretë që diplomacia kosovare duhet të ndërmarrë për ta kthyer këtë atmosferë të re politike në arritje të prekshme.

Të lidhura

None found

Albares ka mbajtur qëndrime të ngjashme edhe në të kaluarën. Që në janar të vitit 2024, kur Spanja filloi njohjen e pasaportave kosovare, ai kishte pohuar se vendi i tij nuk do të pengonte as dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, as afrimin e Kosovës me BE-në, duke sqaruar megjithatë se kjo nuk do të thoshte njohje e sovranitetit të Kosovës.

Në një intervistë për “Bota Sot”, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi e cilësoi deklaratën e kryediplomatit spanjoll si një lajm shumë pozitiv dhe si dëshmi e një qasjeje më konstruktive të Madridit ndaj shtetësisë së Kosovës.

Image

Sipas tij, Spanja ka ndryshuar ndjeshëm qëndrimin e saj në krahasim me vitet e mëparshme, dhe deklarata e Albaresit përbën një sinjal serioz se Madridi nuk synon të bllokojë rrugën evropiane të Kosovës.

“Deklarata e ministrit të Punëve të Jashtme të Spanjës në fillim të kësaj jave në Bruksel për Kosovën ishte një lajm shumë i mirë dhe shprehje e qëndrimit konstruktiv të qeverisë spanjolle për shtetësinë e Kosovës. Madridi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por prej vitesh ka ndryshuar qëndrimin ndaj saj. Kujtojmë se Spanja ishte radikalisht kundër njohjes së shtetit të Kosovës, së paku para vitit 2020. Më radikale sesa katër shtetet e tjera mosnjohëse, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja”, u shpreh Bytyçi.

Ai thekson se deklarata e fundit e Albaresit mbart një rëndësi të veçantë politike, pasi Spanja ka bërë të qartë se nuk do ta pengojë Kosovën në përpjekjet e saj për t’u integruar në strukturat evropiane.

“José Manuel Albares foli së fundi qartë. Tha se vendi i tij, Spanja, nuk do ta bllokojë rrugëtimin e Kosovës në integrimin evropian. De facto, kjo është njohje e pavarësisë së Kosovës. Nëse vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s nuk e pengojnë Kosovën për t’u integruar në strukturat euroatlantike, atëherë ato e konsiderojnë atë shtet, madje me atribute evropiane civilizuese. Në këtë rast ka pak rëndësi akti formal i njohjes juridike, megjithëse edhe ky akt ka rëndësinë e vet”, theksoi ai.

Duke analizuar faktorët që mund të kenë ndikuar në ndryshimin e qëndrimit të Madridit, Bytyçi veçon rolin e ish-përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Sipas profesorit, përvoja e Borrellit gjatë ndërmjetësimit të dialogut Kosovë-Serbi dhe njohja e tij e drejtpërdrejtë me situatën në terren mund të kenë ndikuar në mënyrën se si autoritetet spanjolle e perceptojnë tani Kosovën dhe marrëdhëniet e saj me Serbinë.

“Besoj se ky qëndrim është gjithashtu produkt i ndikimit të ish-përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Gjatë tentativave të tij për të ndërmjetësuar bisedimet dhe marrëdhëniet e mira midis Kosovës dhe Serbisë, Borrell ka parë nga afër problematikat, ka testuar qëndrimet, ka vëzhguar reagimet e Kosovës, si dhe ato të Serbisë dhe, në fund, besoj se ka bërë rekomandimet e tij për qeverinë spanjolle”, tha Bytyçi.

Ai kujton gjithashtu zhvillimet e sigurisë në veriun e Kosovës, përfshirë sulmin në Banjskë, si dhe qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.

Në vlerësimin e tij, mënyra se si Kosova i përballoi këto zhvillime ka ndikuar në mënyrën se si faktorët ndërkombëtarë e shohin vendin.

“Borrell ka parë se si reagoi Kosova për të përballuar aktin terrorist të Beogradit në Banjskë. Por edhe momente të tjera kur ai ishte tmerruar nga veprimet e Albin Kurtit për të shtrirë sovranitetin në veri të vendit. Natyrshëm mund të themi se qëndrimet e Borrellit kundër veprimeve politike e praktike të kryeministrit të Kosovës në veri të vendit ishin ndikuar nga frika e rritjes së tensioneve etnike dhe fillimit të një konflikti të ri Kosovë-Serbi”, pohoi ai.

Megjithatë, Bytyçi vlerëson se me kalimin e kohës Borrell ka arritur të kuptojë më mirë pozicionet e Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit të saj.

“Kur Borrell pa që Kurti kishte të drejtë dhe qe i suksesshëm, atëherë ai duhet të jetë bindur se Kosova duhet parë e trajtuar me respekt dhe dinjitet. Pikërisht këtë aspekt shpreh qëndrimi i ministrit të Jashtëm të Spanjës, José Manuel Albares, në deklaratën e tij. Ajo deklaratë është reflektim i përvojës së Borrellit dhe informatave të sakta e jo më të rrejshme të marra nga Beogradi nga ana e autoriteteve të Spanjës”, deklaroi profesori.

Ai shpreh bindjen se pozicioni i ri i Madridit nuk është i përkohshëm apo thjesht politik, por mund të shënojë një ndryshim më të qëndrueshëm në raport me Kosovën.

“Për këtë arsye besoj shumë se deklarimi i Albaresit është serioz, i qëndrueshëm dhe jo konjunktural. Ndërkohë duhet të mos harrojmë se një deklarim i tillë bëhet nga vetë shefi i diplomacisë, i cili do të ishte lajmëtari i njohjes së Kosovës. Dhe deklarata është bërë në një samit për zgjerimin e Bashkimit Evropian”, theksoi Bytyçi.

Një tjetër faktor që sipas tij ndikon në qasjen e shteteve evropiane është situata e përgjithshme e sigurisë në kontinent, veçanërisht lufta në Ukrainë dhe kërcënimi që konfliktet paraqesin për stabilitetin evropian.

Profesori vlerëson se në këtë kontekst, integrimi i Kosovës ka rëndësi jo vetëm për vetë vendin, por edhe për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.

“Situata e konflikteve, sidomos ajo në Ukrainë, ka ndikuar që Spanja dhe shumica dërrmuese e vendeve të Bashkimit Evropian ta shohin si të rrezikshëm për Evropën këtë konflikt. Në kushte të tilla, këto vende punojnë fort për forcimin e paqes dhe stabilitetit. Njohja dhe integrimi i Kosovës është rruga e vetme për të forcuar regjimin e sigurisë evropiane”, u shpreh ai.

Bytyçi e sheh Spanjën si më pragmatike në këtë çështje dhe bën dallim mes qasjes së Madridit dhe asaj të Bratislavës.

“Spanja është realiste në gjykimet e saj. Nuk është si Sllovakia me një këmbë në Moskë dhe tjetrën në Bruksel. Për këtë arsye, Spanja, kur beson në integrimin e Kosovës në BE, është shumë serioze dhe madje e shqetësuar”, deklaroi profesori.

Bytyçi: Prishtina duhet ta kapë këtë mundësi

Në pjesën tjetër të intervistës, ai thekson nevojën që institucionet e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë moment diplomatik dhe të rrisin angazhimin me shtetet e BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e saj.

Sipas Bytyçit, përveç Spanjës, ka hapësirë për avancim të marrëdhënieve edhe me Greqinë dhe Rumaninë, prandaj diplomacia kosovare duhet të punojë më intensivisht në këto kryeqytete.

“Megjithatë, këta faktorë që rendita më lart duhen shfrytëzuar nga ana e institucioneve dhe autoriteteve të shtetit të Kosovës. Albin Kurti ka vendosur raporte shumë të mira me Madridin dhe Athinën dhe për këtë arsye Spanja ndryshoi qëndrimin e saj dhe Greqia vazhdon të mbështesë politikat miqësore me Kosovën. Kemi parasysh këtu raportin e ish-ministres së Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis, kur Kosova u votua në Asamblenë e Këshillit të Evropës për të qenë anëtare e këtij Këshilli”, tha Bytyçi.

Ai thekson se edhe Rumania duhet të jetë në fokus të diplomacisë kosovare, pasi ka mundësi që ky shtet të afrohet më shumë me Kosovën dhe aspiratat e saj integruese.

“Edhe me Rumaninë ka shumë mundësi që Kosova të punojë më shumë. Kurti, presidentja dhe diplomacia e Kosovës duhet të përqendrohen te puna në Bukuresht, sepse edhe Rumania mund të afrohet shumë më tepër me Kosovën dhe përpjekjet e saj për integrim”, vlerësoi profesori.

Në fund, Bytyçi kritikon qasjen e Shqipërisë ndaj Kosovës, duke pretenduar se Tirana nuk ka dhënë mbështetjen e duhur konkrete në proceset diplomatike dhe ndërkombëtare të vendit.

Ai thotë se deklaratat publike për Kosovën nuk mjaftojnë nëse nuk shoqërohen me veprime konkrete diplomatike.

“Nuk po flas për Shqipërinë, sepse ‘shteti amë’ i Kosovës në këto 13 vite nuk ka bërë asgjë pozitive për të edhe në kushte normale të zhvillimeve të saj. Prandaj është e tepërt të them se Kosova duhet t’u kërkojë autoriteteve të Shqipërisë që ato të ndikojnë me diplomacinë e tyre për njohjen dhe integrimin euroatlantik të Kosovës. Liderëve të Shqipërisë u mjaftojnë deklaratat bombastike si ajo që ‘Kosova është një realitet i një shteti të pavarur’ dhe kaq. Këta liderë nuk kanë hallin e Kosovës, thjesht kujdesen si të duken para publikut kur flasin për të. Pra, flasin ndonjëherë të rrallë dhe bëjnë të kundërtën”, përfundoi Enver Bytyçi në prononcimin për “Bota Sot”.


Shtuar më 19.11.2026 18:13

Quantcast
grandpasgabet resmi girişBursa Escortgrandpasgabet resmi girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgüvenilir bahis sitelerigrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahiskavbetgüvenilir bahis sitelerizlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis sitelerigrandpashabetGrandpashabet giriş