Socialistët “ndezin motorët”, Rama mbledh në fundjavë Asamblenë e PS të Tiranës

Aktualitet

Publikuar: 19/11/2026

Socialistët “ndezin motorët”, Rama mbledh në fundjavë Asamblenë e PS të Tiranës

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së, do të mbledhë ditën e shtunë Asamblenë Socialiste të Tiranës. Mbledhja do të zhvillohet në orën 11:00 në ambientet e Xibrakut.

Ky takim i Asamblesë së PS-së në Tiranë vjen një javë pas Asamblesë Kombëtare, ku socialistët deklaruan ndezjen e motorëve elektoralë për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

Në këtë mbledhje, Asambleja e PS-së në Tiranë vjen me disa ndryshime. Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të vijnë në cilësinë e bashkëkryetarëve, ndërkohë që në këtë mbledhje nuk do të jetë Elisa Spiropali, e shkarkuar nga të gjitha forumet drejtuese një javë më parë.