Një grup protestuesish janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ka pasur disa çaste tensioni me policinë, duke u shtyrë herë pas here me efektivët.
Gjithashtu ka pasur edhe disa shoqërime. Si zakonisht, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama..
Lajm në përditësim...
Policia ka ndërhyrë në bulevard, duke larguar protestuesit dhe duke liruar rrugën për qarkullimin e automjeteve.
Gjatë ndërhyrjes janë shënuar momente tensioni dhe përplasje mes efektivëve dhe protestuesve.
Ndërkohë, në pamjet e siguruara shihet një protestuese duke debatuar me policinë.










Komente
Komento