Thursday, November 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Aksion i gjerë në Kosovë: 155 vajza shqiptare identifikohen në lokalet live; mbyllen 15 biznese dhe arrestohen 8 persona

timoni.al by timoni.al
November 19, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Aksion i gjerë në Kosovë: 155 vajza shqiptare identifikohen në lokalet live; mbyllen 15 biznese dhe arrestohen 8 persona
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës zhvilloi një aksion të gjerë në të gjithë territorin e vendit kundër prostitucionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, operacion i koduar “Vjeshta 2026”, i zhvilluar nga 3 deri më 17 nëntor nën drejtimin e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe në bashkëpunim me institucione të tjera. Gjatë kontrolleve në 40 lokale me muzikë live u identifikuan 285 persona, prej të cilëve 223 femra dhe 62 meshkuj. Nga personat e identifikuar, 117 ishin shtetas të Kosovës dhe 168 shtetas të huaj; ndër shtetastë e huaj, 155 ishin nga Shqipëria, nëntë nga Serbia, tri nga Maqedonia e Veriut dhe një nga Kolumbia. Për shkelje administrative inspektorët e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mbyllën tetë lokale me muzikë live.

Aksioni u shtri edhe në 62 qendra masazhi në gjithë vendin, ku u identifikuan 120 persona, përkatësisht 94 femra dhe 26 meshkuj. Nga këta, 73 ishin shtetas të Kosovës dhe 47 të huaj; në mesin e të huajve ishin 19 shtetase nga Shqipëria, 27 nga Tajlanda dhe një nga Serbia. Pas inspektimeve shtatë qendra masazhi u mbyllën për shkelje administrative.

Në total, gjatë operacionit u mbyllën 15 biznese. Gjatë kontrollit u evidentuan gjithashtu katër raste të kundërvajtjes “Marrje me prostitucion”, të lidhura me aktivitetin e eskortës. Për këto raste u arrestuan tetë persona: katër meshkuj — tre shtetas të Kosovës dhe një i Shqipërisë — dhe katër femra — një shtetase e Brazilit dhe tri të Kolumbisë. Për rastet e konstatuara u dorëzuan fletëparaqitje në gjykatë dhe u shqiptuan gjoba. Kundrejt shtetaseve të huaja u vendosën masa dëbimi nga Kosova dhe ndalim hyrjeje në vend për periudha që variojnë nga gjashtë muaj deri në tre vjet.

Policia deklaroi se gjatë kontrolleve grave të identifikuara në lokalet me muzikë live, qendrat e masazhit dhe aktivitetin e eskortës iu dha mundësia të deklaronin nëse ishin viktima të shfrytëzimit apo trafikimit të qenieve njerëzore. Autoritetet njoftuan se gjatë këtij operacioni nuk u identifikua asnjë rast i trafikimit të qenieve njerëzore.

Previous Post

Tensione përpara Kryeministrisë, protestuesit ndeshen me policinë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al