Raporti i Agjencisë së Energjisë: Kriza në Lindjen e Mesme, kërcënimi më i madh për sigurinë energjetike në histori

Botë | 9 minuta më parë

Kriza në lindjen e mesme  shkaktuar nga bombardimet amerikano-izraelite ndaj Iranit ka krijuar kërcënimin më të madh për sigurinë energjetike në histori. Kështu u shpreh agjencia ndërkombëtare e energjisë në raportin e saj vjetor publikuar të enjten .

Kriza e ngushticës së Hormuzit ka krijuar kërcënimin më të madh për sigurinë energjetike, një kërcënim që eklipson madje edhe tronditjet e tregjeve të naftës në vitet ‘70, shkroi  drejtori ekzekutiv i agjencisë, Fatih Birol, në parathënien e raporti, ku gjithashtu theksoi faktin se pavarësisht se qeveritë ishin përpjekur të vepronin për të mbrojtur konsumatorë, këta të fundit janë përballur me çmime më të larta, dhe në disa raste me mungesa të furnizimit me energji.

Në një pjesë të raportit shkruhet se barra e përballimit të pasojave po bie mbi konsumatorët, të cilët po përballen gjithnjë e më shumë me pasojat financiare të krizës, ndërkohë që po shterojnë mekanizmat e tjerë mbrojtjes ndaj ndikimit të konfliktit.

Edhe pse sektori energjetik dhe ekonomia globale kanë treguar një qëndrueshmëri të konsiderueshme, sa më shumë të zgjasë kriza, aq më të thella do të jenë pasojat”, thekson agjencia, që gjithashtu vuri në dukje faktin se ka pak gjasë që tregu botëror I energjisë të kthehet siç ishte më parë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme