Thursday, November 19, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas takimit trepalësh në Kinë, Trump telefonon liderët europianë dhe kritikon ndihmën 70-miliardëshe për Ukrainën: Putin do paqe

timoni.al by timoni.al
November 19, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Pas takimit trepalësh në Kinë, Trump telefonon liderët europianë dhe kritikon ndihmën 70-miliardëshe për Ukrainën: Putin do paqe
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump shfaqi rezerva për ofrimin e ndihmës së re financiare prej 70 miliardë eurosh për Ukrainën gjatë një ndërhyrjeje telefonike në Samitin e “Aleancës së të Gatshmëve” në Berlin, disa orë pas takimit të tij trepalësh me Vladimir Putin dhe Xi Jinping në Kinë. Sipas Politico, Trump telefonoi nga Air Force One drejt zyrave të udhëheqësve pjesëmarrës për t’i informuar mbi bisedimet e tij në Shenzhen.

Dy pjesëmarrës citohen duke përshkruar ndërhyrjen e tij si një “shpërthim zemërimi”, me kritikë ndaj vendimeve të Bashkimit Evropian dhe mbështetësve të tjerë ndërkombëtarë që synojnë të ndajnë 70 miliardë euro për Kievin. Një pjesëmarrës i tretë paraqet një version më të butë të ndërhyrjes, duke thënë se Trump u fokusua në idenë se vendet mund të kursenin shuma të mëdha nëse lufta do të mbaronte dhe nuk do të duhej të financonin më Ukrainën.

Sipas të njëjtat burime, Trump u shfaq optimist për perspektivën e një zgjidhjeje të negociuar të konfliktit, duke përmendur se Vladimir Putin dëshiron paqe. Ai argumentoi se përpjekjet ndërkombëtare duhet të përqendrohen në arritjen e një marrëveshjeje paqeje në vend të shtimit të ndihmave financiare për Ukrainën.

Ndërhyrja telefonike përfshiu edhe një telefonatë ndaj Jared Kushner, i cili ishte i pranishëm në Gjermani për Samitin. Më parë, kancelari gjerman Friedrich Merz kishte mirëpritur Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe negociatorët amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët po përpiqeshin të ndërmjetësonin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Samiti i Berlinit zhvillohej me pjesëmarrjen e 26 krerëve të shteteve dhe qeverive nga katër kontinente dhe u konsiderua si një kundërpeshe diplomatike ndaj Samitit trepalësh në Kinë. Në Shenzhen, Vladimir Putin deklaroi gatishmërinë për të bërë kompromise për të qenë i gatshëm të përfundojë armiqësitë, por njëkohësisht përsëriti akuzat ndaj udhëheqjes ukrainase, duke thënë se Kievi nuk është i interesuar për një zgjidhje paqësore.

Previous Post

Aksion i gjerë në Kosovë: 155 vajza shqiptare identifikohen në lokalet live; mbyllen 15 biznese dhe arrestohen 8 persona

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al