Aktivisti Mirjan Aliaj ka denoncuar ushtrimin e forcës nga policia ndaj protestuesve që qëndrojnë paqësisht në bulevardin përpara Kryeministrisë.

Në një prononcim për News24, gjatë protestës së sotme, Aliaj e cilësoi sjelljen e policisë si të ngjashme me atë të diktaturës, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po urdhëron largimin e qytetarëve për t’i frikësuar dhe për të shuar protestën.

Sipas aktivistit, përpjekjet për të larguar protestuesit lidhen me frikën e qeverisë nga protesta e 28 nëntorit. Aliaj deklaroi se qytetarët nuk do të tërhiqen dhe se represioni nuk do të arrijë të ndalë protestën.

Mirjan Aliaj: “Mendoj se tregon frikën që ka Rama. U ka dhënë urdhër. Duke përfituar që nuk janë numrat të mëdhenj në protestë, mundohen të na frikësojnë dhe largojnë. E kanë të kotë.

Po përpiqen të shuajnë protestën që të mos arrijë 28 nëntori. Bëjnë raprezalje. Më 28 nëntor ku do të shkojnë? I kemi parë si iknin me vrap dhe si shtriheshin rrugëve për t’iu shpëtuar furisë së protestave. Të kotë e kanë.

Edi Rama ka frikë dhe mendoj se po i vjen fundi, është thjesht çështje ditësh.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: