Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të enjte në Berlin nga kancelari gjerman Friedrich Merz, në ambientet e Kancelarisë Federale.
Rama ndodhet në kryeqytetin gjerman me ftesë të Merz, ku do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”, një tryezë e rëndësishme për diskutimet mbi sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Evropë.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë takim vjen në kuadër të angazhimit të saj në bashkëpunimin me aleatët strategjikë dhe partnerët evropianë, në një moment kur çështjet e sigurisë dhe sfidat gjeopolitike janë në fokus të diskutimeve ndërkombëtare.

Takimi në Berlin pritet të sjellë në një tryezë liderë dhe përfaqësues të vendeve që kanë bashkuar qëndrimet për çështje të rëndësishme të sigurisë evropiane.
