Një qytetar pjesëmarrës në marshimin protestues në Tiranë është shprehur se kryeministri Edi Rama i ka ditët e numëruara dhe se nuk mund të vijojë më qeverisjen.
Në një prononcim gjatë protestës, ai deklaroi për News24 se qytetarët që sot mbështesin protestuesit me ovacione do t’i bashkohen edhe protestës së 28 nëntorit.
“Rama i ka ditët e numëruara. Të gjithë këta që mbështesin protestuesit sot me ovacione, do të jenë pjesë e protestës së 28 nëntorit. Rama nuk mund të qeverisë më. Dje zhvilloi seancë plenare dhe që nga mëngjesi deri në darkë kishte mbi 1500 policë për të mbrojtur Parlamentin”, u shpreh qytetari.
Ndërkohë, marshimi i protestuesve vijon në rrugët e kryeqytetit, ku qytetarët bëjnë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama.
