Pas largimit nga kryeministria qytetarët po marshojnë nëpër rrugët e Tiranës.
Ata janë drejtuar drejt zonës së Vasil Shantos ndërsa thërrasin “Rama në burg, Berisha në burg”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Arrestoni Ballukun”.
Gjatë qëndrimit para kryeministrisë ata u përplasen me policinë që nuk i lejoi të qëndronin duke i shtyrë drejt trotuarit.