Finalja e Champions-it për vitin 2028 do të mbahet në “Allianz Arena”, presidenti i Bayern zbulon nëse do të bëjnë ndonjë goditje “big”

19 Nëntor 2026
19:34
Telesport
back button

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, në një intervistë të fundit për mediet vendase, theksoi se klubi bavarez nuk ka ndërmend të shpenzojë shuma të mëdha vetëm e vetëm për të luajtur në finalen e Champions League që do të zhvillohet në shtëpinë e tyre në vitin e ardhshëm.

“Arritja në finalen e Champions League në stadiumin tonë do të ishte një arritje e mrekullueshme. Megjithatë, sigurisht që nuk do të investojmë miliona vetëm për atë ditë, apo qoftë edhe për atë sezon”, tha fillimisht Hainer.

“Ka klube në Evropë që thjesht kanë më shumë para në dispozicion. Kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi më të zgjuar dhe më të mirë se të tjerët”, shtoi presidenti i Bayern.

Ai përmendi afrimet e Harry Kane, Michael Olise dhe Luis Diaz si dëshmi e tre marrëveshjeve tejet komplekse, të cilat ai tashmë i konsideron si suksese të vërteta.

“Angazhimi i këtyre tre lojtarëve ishte një sfidë e madhe, por ata janë dëshmuar si suksese të vërteta”, shtoi Hainer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit