Pas takimit me Putinin dhe Xi Jinping në Kinë, Trump: Nuk do të marr vendime për Ukrainën pa Zelenskyn Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berlin, ku me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz, po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve”.
Takimi zhvillohet në Kancelarinë Federale Gjermane dhe në fokus ka situatën në Ukrainë, përpjekjet diplomatike për paqe dhe garancitë e sigurisë për vendin pas përfundimit të luftës.
Rama u prit në Kancelarinë Federale nga kancelari gjerman Friedrich Merz, i cili ka organizuar këtë samit së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik Andy Burnham. Teksa ka publikuar edhe foto-albumin me disa nga momentet e takimit.
“Sot në Berlin, me ftesë të Kancelarit Federal të Gjermanisë, Friedrich Merz, në Kancelarinë Federale për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve””, shkruan ai krahas fotove.
Në këtë takim marrin pjesë përfaqësues të 37 vendeve, si dhe drejtues të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Në fokus të diskutimeve janë koordinimi i përpjekjeve diplomatike, vijimi i mbështetjes politike, financiare dhe ushtarake për Ukrainën, si dhe mundësia e vendosjes së garancive të sigurisë pas një armëpushimi.
Top Channel