Policia s'lejon protestën paqësore te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugët e Tiranës

19:36, 19/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta është zhvendosur tashmë në rrugët e kryeqytetit pasi efektivët e policisë nuk i lejuan qytetarët të qëndronin në bulevardin para Kryeministrisë. Revolta e qytetarëve u zhvillua në mënyrë paqësore, por pavarësisht qëndrimit të tyre policia i rrethoi për t’i shtyrë me forcë në trotuar.

Në disa momente grupi i qytetarëve janë përplasur me efektivët e policisë. 

Në këtë mënyrë protestuesit u larguan më pas duke ndjekur rrugën e Lanës drejt urës së Vasil Shantos, mes për mes makinave në rrugët e Tiranës. Më pas marshimi i qytetarëve u kthye për nga Tirana e re dhe Sheshi Uillson.  

Policia po aplikon prej ditësh gjoba ndaj qytetarëve protestues, si formë presioni për t'i dekurajuar që të mos dalin në rrugë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco