Në kuadër të projektit ‘100 fushat’, KE i FSHF miraton ndërtimin e një fushe futbolli në Peqin ‘Nuk kisha dëgjuar kurrë të flitej për nëj substancë si meldonium, është diçka që gjendet vetëm në evropën Lindore. Hyri në organizmin tim kur isha në Ukrainë’-Kështu u shpreh Mychailo Mudryk teksa u kthye të flasë për herë të parë për pozitivitetin e tij për doping që u zbulua në dhjetor të 2024.
Sulmuesi ukrainas ngriti akuza të forta ndaj Federatës Ukrainase të Futbollit të cilën e sulmoi në mënyrë direkte teksa përmendi nutricionistin e skuadrës i cili sipas tij iu jepte futbollistëve pilulë dy ditë përpara ndeshjeve duke shtuar se gjeti shumë pak mbështetje nga ky institucion dhe presidenti Andriy Shevchenko dhe se ndër të paktët që i qëndruan pranë ishte pikërisht Roberto De Zerbi, trajneri aktual i Tottenham. Federata Ukrainase e Futbollit dhe presidenti i saj Andriy Shevchenko reaguan dhe hodhën poshtë akuzat e Mudryk përmes një komunikate.
‘Dëshiroj të shpreh qëndrimin tim lidhur me akuzat e ngritura nga Mykhailo Mudryk. Ai ka bërë deklarata tepër të ashpra ndaj UAF-së dhe kombëtares ukrainase. Këto janë akuza të pabaza dhe shpifje ndaj stafit tonë, i cili e kryen punën me ndershmëri dhe profesionalizëm. Në të vërtetë, pas pezullimit të Mykhailo Mudryk, përfaqësuesit e tij kanë kontaktuar vazhdimisht UAF-në, duke propozuar gjetjen e një punonjësi që do të pranonte të merrte përsipër, në mënyrë të rreme, përgjegjësinë për meldoniumin e zbuluar në mostrën e tij antidoping. UAF-ja e ka refuzuar këtë propozim, pasi ai bie ndesh me parimet mbi të cilat mbështetet puna jonë.Akuzat e ngritura nga përfaqësuesit e Mykhailo nuk janë konfirmuar dhe nuk janë mbështetur në asnjë provë, pavarësisht hetimeve dhe verifikimeve të shumta. Hetimi dhe marrëveshja përfundimtare e arritur me ëADA-n dhe Federatën Angleze të Futbollit e konfirmojnë këtë’-theksohet në komunikatën e Shevchenkos dhe UAF
Në komunikatë theksohet gjithashtu se UAF e plotësoi kërkesën e Chelsea që Mudryk mos t’i jepeshin medikamente gjatë grumbullimeve me kombëtaren
‘Pasi Mykhailo u bë pjesë e Chelsea-t, klubi i dërgoi një letër UAF-së, duke kërkuar që gjatë grumbullimeve të kombëtares të mos i administroheshin medikamente. Stafi i kombëtares e respektoi këtë kërkesë. Trajneri Serhiy Rebrov i dha gjithashtu leje Mykhailo-s që gjatë grumbullimeve të shoqërohej nga dy specialistë të tij personalë. Bëhej fjalë pikërisht për personat që monitoronin trajtimin e tij mjekësor dhe procesin e rikuperimit, si dhe e ndihmonin në përditshmërinë e tij’-vijohet në komunikatën e Shevchenkos-UAF ka përfunduar të gjitha verifikimet e nevojshme lidhur me këtë çështje. Përfaqësuesve të Mudryk u kemi vënë në dispozicion informacionin që kanë kërkuar dhe kemi mbajtur kontakte me personat që po trajtojnë këtë rast.I njoh prej shumë vitesh njerëzit që punojnë me kombëtaren. Kam besim tek ata, pasi gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka ndodhur asnjë incident brenda ekipit që të vërë në dyshim profesionalizmin e tyre. Nëse Mykhailo ka prova që mbështesin pretendimet e tij, le t’i paraqesë ato. Nëse nuk ka prova të tilla, pres që të tërheqë publikisht akuzat e tij dhe t’u kërkojë falje personave, ndershmërinë dhe profesionalizmin e të cilëve ka vënë në pikëpyetje’.
Top Channel