Situata është tensionuar sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, ku Policia nuk po lejon vijimin e protestës së qytetarëve. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë duke përdorur spray lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Si pasojë e ndërhyrjes, disa protestues kanë shfaqur shqetësime shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë. Gjatë transmetimit live për News24, gazetari Osman Stafa raportoi se disa prej qytetarëve ishin ndier keq, ndërsa në vendngjarje u është dhënë ndihmë me ujë fiziologjik.

Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestuesit kundërshtojnë ndërhyrjen e Policisë dhe kërkojnë të vijojnë tubimin përpara godinës së Kryeministrisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb