Instagram ka prezantuar një veçori të re që synon t’i vijë në ndihmë komunitetit të tij të gjerë.
Prej tani, përdoruesit kanë mundësi të ndryshojnë përmbajtjen e Story-ve edhe pas publikimit të tyre.
Të lidhura
None found
Më parë, çdo gabim apo dëshirë për të rregulluar diçka në një Story të postuar kërkonte fshirjen dhe ngarkimin e tij nga e para. Me opsionin e ri, kjo praktikë thjeshtohet, duke i dhënë çdo përdoruesi më shumë liri mbi atë që ndan me audiencën.
Ky përmirësim bën pjesë në serinë e përditësimeve që Instagram po aplikon për ta bërë platformën më funksionale dhe përvojën e përdorimit gjithnjë e më të këndshme. Veçoria e re pritet të zgjojë interes të veçantë tek ata që i përdorin Story-t rregullisht për komunikim të përditshëm.








