Qytetarët janë mbledhur sot më 19 nëntor para Kryeministrisë, ku vijojnë protestën me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të largohen nga sheshi pa u plotësuar kërkesa e tyre kryesore, të cilën e kanë artikuluar që prej 31 majit.
Ata vijojnë të qëndrojnë përpara godinës së Kryeministrisë, pavarësisht thirrjeve të policisë për t’u shpërndarë.
Sipas aktit normativ të qeverisë, policia nuk i lejon protestuesit të qëndrojnë në bulevard, por qytetarët kanë vendosur të vijojnë tubimin e ty
