Tensione para Kryeministrisë, policia nis shoqërimin e protestuesve

19 Nëntor 2026 | 20:18

Situata është ritensionuar mbrëmjen e sotme në protestën që po zhvillohet para godinës së Kryeministrisë, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, si dhe shoqërime të para.

Pas një marshimi në disa rrugë të Tiranës, protestuesit janë rikthyer para Kryeministrisë për të vijuar tubimin. Tensionet kanë shpërthyer kur policia ka ndërhyrë për të spostuar turmën në anë të trotuarit, me qëllim që të mos bllokohej qarkullimi i mjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo ka sjellë përplasje të protestuesve me efektivët e policisë, ndërsa forcat e rendit kanë nisur shoqërimin e disa pjesëmarrësve në protestë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestë para Kryeministrisë, policia kërkon spostimin e qytetarëve! Tensione mes protestuesve dhe efektivëve

Qytetarë dhe të rinj janë mbledhur këtë të enjte para Kryeministrisë në një tjetër protestë të radhës, duke vijuar kështu valën e tubimeve në muajt...
18:35 | 19/11/2026

Projektbuxheti 2027, ministri Demo: Rritja e ekonomisë të ndihet në çdo familje shqiptare

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo përmes një video në rrjetet sociale deklaroi se projektbuxheti 2027, i pari mbi 10 miliardë euro, synon që...
17:54 | 19/11/2026

Rama mbledh të shtunën Asamblenë e Tiranës, në fokus zgjedhjet lokale të 9 majit

Një javë pas mbledhjes se Asamblesë së PS në Gjirin e Lalëzit, kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën më 21 nëntor Asamblenë e...
17:33 | 19/11/2026