Real Madrid projekton goditjen e madhe të verës, 80 milionë euro për pasardhësin e Messi-t

19 Nëntor 2026
20:15
Telesport
back button

Te Real Madrid mesa duket janë bërë pishman që lejuan largimin e Nico Paz drejt Como për 60 milionë euro gjatë verës së kaluar, ndaj drejtuesit e “Los Blancos” po mendojnë për rikthimin përfundimtar të argjentinasit dhe janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e riblerjes për 80 milionë euro.

Nico Paz po vazhdon të shkelqejë në Serie A dhe në Champions League me fanellën e Como, ndërkohë që ka dhënë edhe shkëndija e para te kombëtarja argjentinase.

Xhaxhai i Nico Paz-it, Fabian Paz, zbuloi gjithashtu një detaj interesant që ka ndodhur së fundmi mes nipit të tij dhe nënës së Lionel Messit, në momentin kur ky i fundit vendosi të mbyllte karrierën me Argjentinën.

“Teksa dilte nga dhomat e zhveshjes, Nico e gjeti nënën e Leo-s duke qarë, ndaj iu afrua për ta përshëndetur, pasi e njihte tashmë. Në atë moment, ajo ia kapi dorën dhe i tha: ‘Ti je pasardhësi i djalit tim'”, tregon Fabian Paz.

Një gjë mund të thuhet me siguri të plotë, Nico Paz do të jetë protagonisti kryesor i verës së ardhshme dhe gara mes klubeve të mëdha për transferimin e tij do të jetë tejet e gjatë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit