Aktivistja Greta Thunberg ka përcjellë një mesazh në mbështetje të protestuesve në Tiranë, të cilët prej 173 ditësh vijojnë protestën kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Në videomesazhin e saj, të publikuar nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, Thunberg foli për qëndresën e qytetarëve kundër korrupsionit, shkatërrimit të natyrës dhe asaj që ajo e cilësoi si dhunë shtetërore.
Ajo përmendi edhe përplasjet mes protestuesve dhe policisë, duke pretenduar se qytetarët janë përballur me represion të paprecedentë gjatë ushtrimit të së drejtës për të protestuar.
“Populli shqiptar ka treguar se si mund të bëhet rezistencë kundër shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit fuqive imperialiste, si dhe kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit. Dhe e gjithë kjo, thjesht duke ushtruar të drejtat dhe liritë e tyre themelore, përfshirë të drejtën për të protestuar.
Protestuesit janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti. Bota qëndron në solidaritet me Revolucionin e Flamingos dhe po ndjek me vëmendje gjithçka që po ndodh”, deklaroi Thunberg.