Situata është tensionuar sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë. Policia e Shtetit nuk po lejon vijimin e protestës së qytetarëve. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin policor, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë duke përdorur spray lotsjellës për të shpërndarë turmën. Si pasojë e ndërhyrjes, disa protestues kanë shfaqur shqetësime shëndetësore dhe kanë kërkuar ndihmë. Disa prej qytetarëve ishin ndier keq, ndërsa në vendngjarje u është dhënë ndihmë me ujë fiziologjik.