Kronikë
Reshjet dhe era e fortë shkaktojnë probleme në Pukë, rrugë të bllokuara dhe ndërprerje të energjisë
Situata në Bashkinë e Pukës paraqitet problematike për shkak të motit të keq, me reshje shiu dhe erë të fortë, që kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike dhe bllokimin e disa rrugëve.
Prej disa orësh, e gjithë zona është pa energji elektrike, ndërsa në rrugë janë regjistruar rrëzime pemësh, rrëshqitje gurësh dhe dherash, duke vështirësuar qarkullimin.
Për shkak të situatës shqetësuese, pushteti vendor u ka bërë apel banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, ndërsa ekipet po kryejnë ndërhyrjet në terren për të normalizuar situatën dhe për të rikthyer qarkullimin e energjisë elektrike.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




