Turqia pajis ushtrinë me avionin e parë luftarak pa pilot Bayraktar Kızılelma, Erdogan: Ditë historike

19 Nëntor 2026 | 20:34

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se avioni i parë luftarak pa pilot i Turqisë, Bayraktar Kızılelma, i është shtuar inventarit të Forcave të Armatosura Turke, pas përfundimit me sukses të testeve të pranimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Erdogan e cilësoi këtë zhvillim si një ditë historike dhe rezultat të viteve të tëra pune e përpjekjesh. Ai shprehu besimin se pajisja e ushtrisë me këtë avion do të kontribuojë në arritjet e mëtejshme të saj.

“Unë besoj se ushtria jonë e lavdishme do të shkojë nga fitorja në fitore me Bayraktar Kızılelma dhe uroj që ky zhvillim krenar të jetë i mbarë dhe i suksesshëm”, shkroi Erdogan.

Në njoftimin e kompanisë Baykar bëhet e ditur se Kızılelma është një projekt kombëtar, i zhvilluar tërësisht me burimet dhe teknologjinë e vetë kompanisë. Pas përfundimit me sukses të testeve të pranimit, avioni ka kaluar një tjetër fazë të rëndësishme drejt përdorimit nga Forcat e Armatosura Turke.

Zhvillimi i projektit nisi në vitin 2021, kur më 20 korrik u prezantuan për herë të parë pamjet e projektimit konceptual të avionit. Më 12 mars 2022 ai hyri në linjën e prodhimit, ndërsa fluturimin e parë e realizoi me sukses më 14 dhjetor të po atij viti, duke tejkaluar edhe objektivin e kompanisë për vitin 2023.

Më 24 prill 2023, Kızılelma realizoi një fluturim të përbashkët pranë avionit pa pilot AKINCI. Gjithashtu, gjatë panairit TEKNOFEST në Stamboll, nga 27 prilli deri më 1 maj 2023, ai demonstroi aftësitë e tij në fluturime pranë avionëve luftarakë të pilotuar SOLOTÜRK dhe Turkish Stars.

Testet dhe aftësitë luftarake

Më 8 tetor 2025, Kızılelma përfundoi testet e para të qitjes me municionet TOLUN dhe TEBER-82. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm ishte integrimi i sistemit të shënjestrimit elektro-optik TOYGUN, më 17 nëntor 2025.

Më 29 nëntor 2025, gjatë një prove të zhvilluar në brigjet e Sinopit, avioni përdori radarin MURAD AESA, të projektuar nga ASELSAN, për të goditur me sukses një objektiv ajror me motor reaktiv. Për këtë test u përdor raketa ajër-ajër GÖKDOĞAN, me rreze veprimi përtej shikimit, e zhvilluar nga TÜBİTAK SAGE.

Sipas kompanisë Baykar, me këtë arritje Kızılelma u bë avioni i parë luftarak pa pilot në botë që goditi një objektiv ajror me motor reaktiv duke përdorur një raketë ajër-ajër me rreze veprimi përtej shikimit.

Një tjetër demonstrim i aftësive të tij u zhvillua më 27 dhjetor 2025, kur dy avionë Kızılelma kryen një fluturim të përbashkët në formacion, duke demonstruar aftësinë për autonomi inteligjente të flotës, pra koordinimin e disa mjeteve ajrore pa pilot gjatë fluturimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë evropiane

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha të enjten se çështja e anëtarësimit të Ukrainës në NATO është e rëndësishme për sigurinë evropiane, duke pasur parasysh ushtrinë...
19:52 | 19/11/2026

Si ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga plakja aktiviteti fizik dhe ushqyerja

Aktiviteti fizik dhe mënyra e të ushqyerit mund të luajnë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e trurit nga plakja dhe rënia e aftësive njohëse....
19:20 | 19/11/2026

Trump: Nuk do të vendos për Ukrainën pa Zelenskyy-n

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të enjten dha garanci se nuk do të vendoste për luftën në Ukrainë në mungesë të homologut të tij Volodymyr...
18:57 | 19/11/2026