Përplasje e ashpër mes Muratit dhe Bajramit për tatimet dhe shpërndarjen e buxhetit

Një debat i nxehtë ka shpërthyer në Kuvendin e Kosovës mes ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me strukturën e të hyrave buxhetore dhe peshën e barrës tatimore.

Gjatë seancës së mbrëmjes, deputetja Bajrami vuri në dukje se pjesa dominuese e të hyrave të buxhetit të vitit 2027 vjen nga taksat mbi konsumin, ndërsa taksat direkte mbi pasurinë dhe të ardhurat mbeten në nivele dukshëm më të ulëta, sipas raportimit të KosovaPress.

Të lidhura

None found

Bajrami: Mbi 2 miliardë euro vijnë nga TVSH-ja dhe akciza

“Dy miliardë euro të plota janë tatim mbi vlerën e shtuar, të cilat i paguajnë qytetarët e Kosovës — 18 për qind për çdo produkt që blejnë për konsum apo përdorim. Kësaj i shtohen edhe 757 milionë euro akcizë dhe 219 milionë euro nga dogana. Të gjitha këto përbëjnë tatime mbi konsumin, sepse tatohet çdo transaksion dhe konsum i qytetarit. Ndërkohë që tatimet mbi pasurinë, si ai mbi të ardhurat, fitimin dhe pronën, arrijnë vetëm në 720 milionë euro. Kjo tregon qartë se nga buron buxheti i Republikës së Kosovës,” theksoi Bajrami.

Në përgjigje të saj, ministri Murati kërkoi qartësim nëse deputetja po propozonte rritjen e tatimeve direkte, duke iu referuar konstatimit të saj se ato janë në nivele të ulëta. Ai shtoi se megjithëse nuk ka pasur ndryshime në politikat fiskale apo normat tatimore, të hyrat nga tatimet direkte kanë shënuar rritje të ndjeshme.

Murati: Rritje prej 136 për qind pa prekur normat tatimore

“Nga ajo që tha deputetja Bajrami, nuk më ishte e qartë nëse po kërkohet rritje e tatimeve, sepse sipas asaj që kuptova, thatë se tatimet direkte janë shumë të ulëta dhe duhen rritur — apo jo? Ju lutem të ma sqaroni këtë. Nga ana tjetër, ju thatë se nuk ka pasur ndryshim të politikave fiskale. Pikërisht kjo është çështja. Pa ndryshuar asnjë politikë fiskale, ne i kemi rritur të hyrat. Më lejoni t’ju kujtoj se në buxhetin që ju dorëzuat si ministre e Financave, tatimet direkte ishin 304 milionë euro. Pra, tani ka një rritje prej 136 për qind pa ndryshuar asnjë normë tatimore,” u shpreh Murati.

Deputetja Bajrami e kritikoi ashpër ministrin Murati për qasjen ndaj politikave fiskale, duke e akuzuar se nuk ka vizion se si buxheti duhet të shpërndahet për të gjeneruar vlerë ekonomike. Ajo shtoi gjithashtu se Murati në thelb ka pranuar politikat fiskale të trashëguara nga ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Bajrami: Ti po e tregon injorancën tënde për shpërndarjen e buxhetit

“Po më duhet t’ju drejtohem si ministër, edhe pse as këtë epitet nuk e meritoni. Po, ti po e tregon injorancën tënde — nuk e ke idenë se si duhet shpërndarë buxheti për të krijuar vlerë ekonomike. Ti po dëshmon se politikat e tua nuk sjellin vlerë të shtuar. Ndërkohë, do të ishte mirë të pranoje se je pajtuar me politikat fiskale të Avdullah Hotit dhe nuk ke pasur nevojë të ndryshosh as një presje e as një pikë,” deklaroi Bajrami.


Shtuar më 19.11.2026 20:35

Quantcast
grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetjojobet giriş