Real Madridi po planifikon të rikthejë argjentinasin Nico Paz, duke paguar klauzolën e riblerjes prej 80 milionë euro. Drejtuesit e klubit janë penduar që e lanë të largohej drejt Como për 60 milionë euro verën e kaluar. Lojtari vazhdon të shkëlqejë në Serie A dhe në Champions League me fanellën e Comos.
Ndërkohë, ai ka dhënë edhe shkëndijat e para te kombëtarja argjentinase, sipas Telesportit. Sipas të njëjtit burim, Nico Paz pritet të jetë protagonisti kryesor i verës së ardhshme. Gara mes klubeve të mëdha për transferimin e tij parashikohet të jetë tejet e gjatë.
Një detaj interesant është zbuluar nga xhaxhai i lojtarit, Fabian Paz. Ai ka treguar për një moment mes nipit të tij dhe nënës së Lionel Messit, kur ky i fundit vendosi të mbyllte karrierën me Argjentinën. “Teksa dilte nga dhomat e zhveshjes, Nico e gjeti nënën e Leo-s duke qarë, ndaj iu afrua për ta përshëndetur, pasi e njihte tashmë.
Në atë moment, ajo ia kapi dorën dhe i tha: ‘Ti je pasardhësi i djalit tim’”, ka treguar Fabian Paz. Real Madridi, sipas Telesportit, është i gatshëm të paguajë klauzolën e riblerjes për 80 milionë euro për të siguruar rikthimin përfundimtar të argjentinasit.
