Akuzoi Federatën Ukrainase për pozitivitetin për doping, Shevchenko i kundërpërgjigjet Mudryk: Shpifje Manchester City nuk po kalon një periudhë të mirë; as në fushë, ku ka regjistruar 3 humbje radhazi në Premier League, duke mbetur gjashtë pikë pas Arsenalit, dhe as jashtë saj. Ndërsa pret vendimin për përgjegjësinë e tij në lidhje me shkeljet financiare, çështje për të cilën procesi i shqyrtimit të apelit së paraqitur muaj më parë do të zhvillohet në mesin e dhjetorit dhe mund t’i sjellë sanksione në vitin 2027 nëse ky apel nuk pranohet, rivalët kanë nisur të lëvizin. I pari prej tyre është Apollo Global Management që shndërrohet nga partner në “armik”.
Sipas ‘Financial Times’, grupi amerikan i investimeve private, i cili ndodhej në fazat e fundit të negociatave me City Football Group (CFG), “ka anuluar një kredi prej 2 miliardë dollarësh, të planifikuar për t’i dhënë pronarit të Manchester Cityt, pasi Komisioni i Pavarur e shpalli klubin fajtor për shkeljen e rregullave financiare të Premier League. Janë mbi 1.8 miliardë euro të humbura, të cilat nxjerrin në pah pasigurinë që mbizotëron lidhur me të ardhmen financiare të Manchester Cityt.
Vendimi i Apollo-s për të mos e vijuar marrëveshjen përbën një tjetër goditje të rëndë për Manchester Cityn. Vitin e kaluar, përmes Apollo Sports Capital, grupi amerikan kishte rënë dakord të bëhej aksioneri kryesor i Atlético Madridit. Ndërkohë, kredia që do t’i akordohej klubit anglez do t’i siguronte CFG-së likuiditet shtesë, si dhe do të shërbente për rifinancimin e linjave ekzistuese të kreditimit. Megjithatë, kjo nuk është goditja e fundit në aspektin financiar për Manchester Cityn.
Ishte e pritshme që klubet e tjera të Premier League, shumë prej të cilave janë të gatshme të ndërmarrin veprime ligjore kundër Manchester Cityt,veçanërisht pasi të bëhen të ditura si sanksionet e mundshme, ashtu edhe vendimi për çështjen e mbrojtjes së paraqitur nga klubi, të rreshtoheshin në krah të Richard Masters, drejtorit ekzekutiv të kampionatit anglez. Madje, sipas ‘The Athletic’, në një mbledhje të zhvilluar këtë të enjte në Londër mes pronarëve dhe drejtuesve të klubeve, është konfirmuar se Richard Masters do të ketë mbështetje financiare në rast se ngrihet një padi kundër tij.
Kjo do të thotë se klubet angleze kanë rënë dakord të mbulojnë shpenzimet ligjore të bordit drejtues të Premier League – presidentes Alison Brittain dhe anëtarëve joekzekutivë Mai Fyfield, Dharmash Mistry dhe Mattheë Ryder – në rast se sponsorët e Manchester Cityt vendosin të ngrenë padi ndaj tyre në cilësinë e tyre personale. Një prej palëve që mund të ndërmarrë një veprim të tillë ligjor është Etihad Airëays, sponsori kryesor i klubit.
E vërteta është se çështja e Manchester Cityt po u kushton shtrenjtë të dyja palëve. Gjatë gjithë procesit, si Manchester City, ashtu edhe Premier League kanë grumbulluar shpenzime që tashmë i kalojnë 100 milionë paundët, ose më shumë se 118 milionë euro. ‘Parashikohet që shpenzimet e Premier League të tejkalojnë 70 milionë paundët’- shkruante The Guardian në shtatorin e kaluar. Ndërkohë, që në vitin 2025, The Times raportonte se shpenzimet ligjore për hetimet dhe seancat e arbitrazhit ku ishin përfshirë Chelsea, Everton, Nottingham Forest dhe Leicester City, si dhe klubi nga Manchesteri, i kishin kushtuar kampionatit anglez afro 60 milionë euro.
Megjithatë, pavarësisht kostove të jashtëzakonshme, pala që do të dalë fituese nga përballja mes Premier League dhe Manchester Cityt pret të rikuperojë rreth 70% të shpenzimeve gjyqësore nga pala humbëse. Kjo do të thotë se, nëse klubi nga Manchesteri nuk arrin të provojë pafajësinë e tij, përveç shumave të mëdha të shpenzuara për avokatët pa arritur rezultatin e dëshiruar, do të duhet t’i paguajë Premier League rreth 50 milionë paund, gati 60 milionë euro, në formën e kompensimit të shpenzimeve ligjore.
Top Channel