Policia ka vijuar strategjinë e ndalimit të protestës para kryeministrisë edhe pse ajo është paqësore.
Një kordon policor tenton të pengojë protestuesit të afrohen tek kryeministria, ndërsa i shtyn në trotuarin përballë godinës.
Protestuesit kanë thirrur me zë të lartë ‘terrorista’ pasi po u pengohet e drejta e tyre për të protestuar.
Kur marshimi mbërriti në bulevardin ‘Dëshmorët Kombit’, pa u afruar ende kryqëzimit protestuesit u përballën me kordon policor. Këta të fundit kanë hedhur spraj që të shpërndahen protestuesit.
Shfaq Komentet (0)






