Aktivistja e famshme suedeze e klimës, Greta Thunberg, i është bashkuar në mënyrë të papritur mbrëmjen e sotme protestës së përpara Kryeministrisë në Tiranë. Në një deklaratë nga protesta, ajo shprehu mbështetjen për lëvizjen, e cila ndodhet në ditën e 173-të të saj.

Aktivistja e njohur suedeze u shpreh se populli shqiptar ka treguar se çfarë do të thotë t’i rezistosh shkatërrimit të natyrës. Sipas Thumbergut, bota qëndron në solidaritet me Revolucionin Flamingo dhe po ndjek atë që po ndodh në Shqipëri. Kujtojmë që aktistja e njohur suedeze pati qenë në Shqipëri gjatë një manifestimi pro Palestinës gjëtë muajit korrik të vitit të shkuar.