Befason Shkurta: Veç janë kamerat se ku me ditë çka i kish ba Arlinda, Norës

Ish-banorja e BBVK-së, Shkurta Haxhiu, e ka quajtur të nxituar vendimin e Arlindës për t’i shprehur pëlqimin Norës.
Në një panel diskutimi te Artistët Shqiptarë, ajo deklaroi Arlinda nuk duhej ta bënte këtë pa u siguruar fillimisht që edhe Nora ka të njëjtin orientim seksual.
“Ato puthjet kanë qenë shumë të ngrohta edhe shumë me ndjenja. Ajo mundet me thënë nuk e ngacmoj më ama për mrena 100 për qind ka ndjenja. Tash të njëjtën kohë ka mi thanë nashta si shoqe, por të një njëjtën kohë në aspektin emocional, Arlinda s’ka me jep dorëheqje në drejtim të Norës. Se qato puthje kanë folë shumë”, tha Shkurta.
Derisa u komentua se mund ta ketë Arlinda për lojë, Shkurta u shpreh se nuk e mendon ashtu.
“Nuk e ka për lojë se sytë xixa po i qesin, veç janë kamerat qaty se ku me ditë çka i kish ba Arlinda, Norës. Sa që ka reagu edhe nëna e Norës”, u shpreh ish-banorja e BBVK-së.
“Gërdi më kish ardhë një femër me mi dhanë gjithë ato puthje te qafa”, potencoi ajo mes tjerash.
Ndërkohë, raporti mes Arlindës dhe Norës ka qenë tejet i diskutuar, pasi kjo e fundit ka deklaruar se është heteroseksuale dhe se nuk e sheh regjisoren në të njëjtën mënyrë. /Telegrafi/













































